Futboll Sport

Nuk ka fitues në Durrës/ Teuta e Flamurtari e nisin me një barazim të “thatë”

E përfunduar në barazim pa gola, ndeshja Teuta-Flamurtari ka mbyllur këtë javë të parë të Kampionatit të 80-të të Kategorisë Superiore. Nga një pikë për durrësakët dhe vlonjatët, të cilët e nisin këtë sezon nga mesi i klasifikimit. Debutim identik për të dy trajnerët me skuadrat e tyre të reja, Bledi Shkëmbi në drejtimin e Teutës, sikurse Ilir Daja në krye të Flamurtarit.

Një ndeshje e nxehtë në një ditë të nxehtë gushti, kjo si për nga rastet dhe tentativat e njëpasnjëshme, sa edhe për nga numri i kartonëve të verdhë të akorduar nga arbitri i takimit, plot 7 të tillë, me një superioritet agresiviteti minimal 4-3 për vlonjatët. Pavarësisht dëshirës së të dyja skuadrave për të triumfuar në debutim dhe rasteve të shumta të përqendruara më shumë në minutat e fundit, nuk kanë mundur dot të bëjnë më shumë se një 0-0 deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Egnatia shton radhët, te rrogozhinasit afrohet një portier brazilian

Delo.autor

I MORËN KREUN KAMPIONËVE TË ITALISË/ Shikoni si festojnë tek Interi, edhe pse momental (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Basketbollisti Harden beson: Ky është viti i duhur, ja çfarë më tremb më shumë

Delo.autor

Leave a Comment