Futboll La Liga Sport

RREGULLAT JANË RREGULLA/ La Liga ndryshon fanellën e REALIT, arsyeja do t’ju HABISË

Rregullat janë rregulla, edhe te Real Madrid! Nëse drejtuesit e La Liga vendosin diçka, edhe “Los Blancos” janë të detyruar të vihen në rresht. Duhet ta bëjnë edhe për të shmangur gjobat. Në këtë rast bëhet fjalë për numrat e futbollistëve në fanellë.

Klubi, si gjithmonë, e ka modifikuar disi fanellën dhe që në miqësoret e para, ashtu edhe në Superkupën e Europës, përdorën një karakter tipografik të ndryshëm. Por në ndeshjen e parë kundër Getafe forma e numrave ndryshoi sërish.

La Liga ka nisur të ndjekë shembullin e Premier League, që e imponon llojin e grafikës së numrave që duhet të përdorin ekipet. Kjo nuk vlen në Champions Leauge ose Kupën e Mbretit, kësisoj Real ka përgatitur dy versione: atë që i pëlqen dhe atë që është i detyruar të përdorë në kampionat.

Related posts

SERIE A/ Igli Tare zbulon të ardhmen e tij…

Sadik.Autor

“LARGIMI IM, LAJM I RREMË”/ Marotta: Më mërzit fakti që Kumbulla zgjodhi Shqipërinë

Delo.autor

SULMON THEMELUESIT PËR KRIJIMIN E SUPERLIGËS/ Gary Neville: Të neveritshëm! Është një akt kriminal dhe duhet…

Delo.autor

Leave a Comment