Futboll Seria A Sport

ÇMENDET PEREZ/ REALI kërcënon Serinë A me 200 milionë euro për DY SUPER lojtar

Edhe pse në Angli dhe Itali merkato është mbyllur, në disa kampionate të tjerë të Europës klubet do të kenë kohë deri në fundin e gushtit për të përforcuar skuadrat e tyre. Një nga këto kampionate është La Liga, me Real Madrid që mund t;’i ketë ruajtur fishekzjarrët për ditët e fundit.

Sipas “Don Balon”, në fakt, dy objektivat e “Los Blancos” për sulmin luajnë në Serinë A. I pari është Maurito Icardi. Sulmuesi i Inter vazhdon të jetë në planet e Florentino Perez dhe duket se përfaqëson 9-ën e vërtetë që kërkon Lopetegui për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n. Sipas medias spanjolle, Real ka bërë gati 100 milionë euro për të bindur Inter-in dhe 10 në vit për sulmuesin.

I dyti është ylli i Lazio-s, Milinkovic-Savic. Sipas shtypit spanjoll, lojtari ka një marrëveshje verbale me klubin “merengues” dhe Perez do të bëjë një ofertë tunduese (100 milionë euro) në ditët e ardhshme. Deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë. Por, duke parë se klubet nuk do të kenë mundësinë për t’i zëvendësuar yjet që mund të largohen, madrilenët do të duhet të ofrojnë diçka më shumë për të siguruar objektivat e tyre.

Related posts

“SHQIPTAR M*TI!” Ofendoi lojtarin nga kombësia, trajneri italian e pëson rëndë

Delo.autor

SUPER GOL NGA 40 METRA/ Sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në Turqi (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Piatek: Kërkova 9-ën, por ma refuzuan. E kanë veshur paraardhësit…

Delo.autor

Leave a Comment