Futboll Sport

E pazakontë në Holandë/ Tifozët miq u hedhin fëmijëve vendas… LODRA dhe ARUSHË (VIDEO)

Në ndeshjen kësaj fundjave në kampionatin holandez, mes Fejenordit dhe Ekselsiorit, luhej minuta e 19-të, dhe një moment i pazakontë ndodhi në stadiumin e qytetit të Roterdamit.

Tifozët miq, nisën të hidhnin lodra dhe arushë nga tribuna e tyre, në drejtim të një prej sektorëve të stadiumit, i cili ishte i rezervuar për disa fëmijë që kuroheshin nga Spitali për Fëmijë Sofia në Roterdam. Fëmijët, tifozë të skuadrës vendase të Fejenordit, mbetën të shtangur në momentin e parë, nga ky gjest i miqve, por më pas, teksa kuptuan gjithçka, filluan të duartrokisnin gjesti e tyre.

{“videoid”:”1534777044110″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe. Rezultati 2-0

Delo.autor

VIDEO/ Icardi me shokë lidhin ‘yllin’ e Interit dhe i hedhin vezë në kokë

Q.Autor

Berberi serb ka një dhuratë speciale për tifozët e Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment