Basketball Sport Të tjera

“DUA TA MBYLL KARRIERËN KËTU”/ Curry i premton besnikëri Golden State

Stephen Curry e ka kaluar të gjithë karrierën e te tij në NBA te skuadra e Golden State Warriors dhe dëshiron që këtë gjë ta bëjë deri në ditën e fundit që do të luajë basketboll. Në një intervistë prë ESPN, basketbollisti i skuadrës kampione konfirmoi se nëse do të ketë mundësi, do të mbyllë karrierën te skuadra ku e nisi atë. “Uroj që kjo gjë të realizohet. Kjo është shtëpia ime, ky është vendi ku unë, për arsye të ndryshme, kam dëshirë të qëndroj përgjithnjë”, u shpreh Curry, 3 tituj kampionë në NBA me Warriors.

Curry ka ende një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Golden State, nga e cila përfiton 201 milionë dollarë, e cila skadon në fund të sezonit 2021-2022. “E dua këtë qytet, këtë stadium. E vetmja arsye që shkoj në Charlotte është se aty kam motrën time që është martuar apo kur luaj basketboll. Nuk e kam çuar asnjëherë në mendje se do të largohem nga ky qytet”, tha Curry, tashmë 30-vjeç, një nga basketbollistët më të mirë në NBA. “Unë nuk e di se si do të shkojë karriera ime, por mendoj se nuk do të largohem që këtu, pasi tek Warriors kam ndërtuar gjithçka“, tha Curry.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ “Fantazisti” Calhanoglu: Shpresoj të luajë një ditë për këtë ekip, kam…

Delo.autor

HEDH “TENTAKULAT” NË PREMIER/ Perez ka gati 30 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

SEZON ASPAK POZITIV PËR TË/ Jamie Vardy: Stërvitem çdo ditë e më shumë, po bëhet…

Isa.Autor

Leave a Comment