Futboll Premier League Sport

TRONDITET MAN CITY/ Portieri i “qytetarëve” lëndohet gjatë stërvitjeve, rrezikon sezonin

Kampionët e Premier Ligës kanë mbetur pa njërin prej portierëve të tyre profesionist pasi që kiliani është lënduar seriozisht gjatë stërvitjeve të hënën.Portieri i Manchester City, Claudio Bravo mund ta humbet tërë sezonin pasi që ka lënduar thembrën e akilit, shkruan sot Goal.

Bravo ishte lënduar sot në mëngjes gjatë stërvitjeve me City dhe duket se do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Ky është lëndimi i dytë serioz që i ndodh një lojtari të Cityt brenda jave në stërvitje, pasi që një javë më herët Kevin De Bryene po ashtu u lëndua dhe do të jetë jashtë fushave dy deri në tre muaj.

“Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur, apo sa është dukur keq sot, jeta vazhdon dhe e nesërmja pa dyshim do të jetë më e bukur”, ka shkruar vet portieri në Twitter në mëngjes.

Related posts

Largohet nëse humb ndeshjen e radhës? PANUÇI nuk mendohet dy herë: Pyetni Armand DUKËN

Isa.Autor

FAZA PËRGATITORE/ Inter zbret nesër në fushë, pritet debutimit i Lukakut për sezonin e ri

Delo.autor

Neymar është fiksimi, por shifrat tregojnë se Reali ka një thesar

Q.Autor

Leave a Comment