Futboll Sport

Këptje të ligamentit në gju/ Roshi rrezikon 6 muaj jashtë: Do kthehem më i fortë…

Dy shokë që në fëm ijëri dhe dy bash këlojtarë në të gjithë ekipet kombëtare të moshave. Karriera i bën bashkë edhe momentalisht dhe janë dy nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve. Mirëpo, fati i ka bërë bashkë edhe në një dhimbje. Odise Roshi ka “kopjuar” mikun e tij në Spanjë, Armando Sadikun, dhe ka pësuar dëmtim të ligamentit krociat.

DËMTIMI

Roshi ishte titullar në ndeshjen e fundit me Akhmat Groznin, por një kërcitje në gju bëri që të linte menjëherë tapetin e blertë. Nga kontrollet e deritanishme dyshohet për këputje të pjesshme të ligamentit kryesor të gjurit.

“Kam bërë kontrollet dhe është ende një dyshim fillestar. Megjithatë, për të saktësuar gjendjen, do të kryej një kontroll tjetër të specializuar në Romë”, vijon mesfushori i Kombëtares për gazetën. Roshi shton se ka qenë një moment i mirë i tij në këtë periudhë të sezonit nga ana fizike. “Ishte moment ndalimi dhe goditjeje e topit. Në fillim bëra lëvizje normale dhe ishte një moment kur ndjeva kërcitje. Moment i parë ishte një ndjesi në kavilje, por në fragment në sekondës ndjeva kërcitjen e gjurit”, rrëfen futbollisti i Kombëtares.

Related posts

Rivaliteti mes MESSIT dhe RONALDOS, Maldini bën zgjedhjen e tij

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Efekti domino që po mban peng transferimin e Higuain tek Chelsea (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Përfundojnë pjesët e para, City vazhdon serinë e fitoreve

Q.Autor

Leave a Comment