Futboll Premier League Sport

PLAS TEK ARSENALI/ Ramsey konfrontohet me Emeryn, nuk i pëlqen të luajë si…

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka startuar si është më së keqi kampionatin duke pësuar dy humbje në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën Premier. Por rezultateve të dobëta, tashmë trajnerit spanjoll ka probleme edhe me lojtarët e skuadrës londineze.

The Mirror shkruan se i pakënaqur është mesfushori Aaron Ramsey, sa që tashmë ka pasur një konflikt verbal me trajnerin. Uellsiani nuk e ka pritur mirë zëvendësimin në humbjen kundër Chelseat me rezultat 3-2 në kuadër të ligës elitare angleze.

Kjo vjen në një kohë kur Ramsey është i përfshirë në negociata për vazhdimin e kontratës pasi është në vitin e fundit të marrëveshjes me Emirates.Mesfushori thuhet se të ketë shkuar për të folur me Emeryn pas përfundimit të takimit dhe i ka shprehur pakënaqësinë.

Ndryshe, Arsenali gjatë fundjavës do të takohet para shikuesve të vetë me West Ham Unitedin.

Related posts

CAS E “LARGON” NGA PARTIZANI/ Vllaznia gati të përfitojë, nis bisedimet me ish-mbrojtësin e Skënderbeut…

Delo.autor

Alberto Paloschi, ish-milanisti që ktheu Inter-in 14 vite mbrapa

Q.Autor

SFIDA PORTUGALI-FRANCË KALOI “QIELLIN E SHTATË”/ Astronauti poston pamjet duke e parë ndeshjen në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment