Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Juventus-Lazio: STRAKOSHA studion gjuajtjet e RONALDOS

“Ishte 14 tetori i 2017 kur luhej Juventus –Lazio. Në fund vendasit fitojnë një penallti, e cila ekzekutohet nga Paulo Dybala, por pritet nga Thomas Strakosha. Këtu lindi historia e Strakoshës”, shkruan “Corriere dello sport” që i dedikon një artikull portierit shqiptar të Lazio në prag të sfidës ndaj Juventus.

“Tani ai kthehet në Torino duke ëndërruar për një tjetër mrekulli, i vetëdijshëm se Juventusi ka Ronaldon këtë sezon”-shkruan gazeta italiane, duke vijuar: “Ai ishte ende një djalë 22-vjeçar, që donte të bënte diçka duke pritur penalltin e parë si futbollist profesionist. Ai u hodh në të djathtën e tij, bllokoi gjuajtjen e Dybala, që në rast se shkonte në rrjetë ndryshonte rezultatin. Ai e priti në fund, zgjodhi këndin e djahtë, shpëtoi Lazion, ndryshoi historinë”-shkruan “Corriero dello sport” për Strakoshën.

Tashmë pas gati një viti, Strakosha po përgatitet për një tjetër sfidë ndaj Juventus sërish në Torino. “Sot, Strakosha, përgatitet për një tjetër Juventus-Lazio, duke studiuar Ronaldon. Numrat e CR7 shkojnë përtej shkencës, goditjet e tij janë si raketa. Në vitin 2014 ai goditi me 132 km/h. Ai gjithashtu e di se kush është Ronaldo dhe se çfarë është i aftë të bëj. Pas mungesës së golit në Verona, të shtunën ai do të kërkojë golin e parë në Torino. Ndërkohë Strakosha po studion në Formello (qendra stërvitore e Lazio) duke marrë detyrat e shtëpisë për t`u përgatitur sa më shumë të jetë e mundur”-shkruan gazeta italiane.

Related posts

TIFOZËT PRESIN TA SHIKOJNË TEK MILAN/ Por sulmuesi i futet repit dhe publikon këngën e tij të parë (VIDEO)

Delo.autor

PËRRALLA e De Arrascaeta/ Po bën xhiron e botës për një GOL VENDIMTAR (VIDEO)

Isa.Autor

Kane, gati t’i dëgjojë ofertat e Unitedit gjatë verës

Q.Autor

Leave a Comment