Futboll Sport

Vllaznia prezanton Firat/ Turku tregon arsyen që zgjodhi Shkodrën, tifozët shpresojnë…

Nuk ka më dilema! Vllaznia ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Engin Firat. Turku u prezantua para medieve ditën e sotme duke folur gjërë e gjatë në lidhje me projektet e tij dhe planet që ka për klubin shkodran. Zyrtari i ri i kuqebluve u kundërshtua shumë, pasi kërkesat e tij ishin të larta për klubin kuqeblu, por në fund marrëveshja u arrit.

“Kam qenë në Shkodër para 5 apo 6 vitesh. Qyteti ka ndryshuar shumë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Dua të vlerësoj faktin se Shkodra jeton për futbollin, por kam vërejtur se është një situatë e trishtueshme. Kjo shihet qartë, pasi ekipi ka rënë nga Kategoria dhe këtë situatë duhet të ndryshojmë sa më shpejt. Jo vetëm unë dhe skuadra, por të gjithë bashkë duhet ta ndryshojmë.

Engini foli dhe për planet e tij te skuadra e Vllaznisë. “Kam planin afatshkurtër që është të rikthejmë Vllazninë në Superiore dhe planin afatgjatë të punojmë me talentet, pasi zona këtu njihet për këtë gjë. Do të punojmë fort për t’i realizuar këto dy projekte që i kemi vendosur vetes. Kam ardhur këtu se kam shumë miq dhe ishte çështje kohe. Jam i përfshirë dhe në disa projekte internacionale, prandaj nuk kam ardhur si trajner këtu. Kisha oferta dhe nga Azia si trajner, por si teknik duhet të jesh gjithë kohën i angazhuar, prandaj nuk pranova të vij.

“Në këtë moment mora dhe ofertën nga Vllaznia dhe pata një telefonatë me Kryetaren Ademi. Më habiti entuziasmi i saj, por dhe ishte një mundësi e mirë, pasi mund të isha më fleksibël. Marrëveshja është arritur tashmë”, – u shpreh fillimisht drejtori Firat. Më pas i erdhi radha dhe pyetjeve të gazetarëve. Kur u ngacmua sërish për faktin se do të ishte “part-time”, Firat u shpreh: “Do të jem shumicën e kohës këtu, por do të lëviz për disa ditë. Hasan Riza Pasha? Nuk jam hero. Jam njeri i sportit që shpresoj të bëj mirë dhe të mbahem mend për mirë në Shkodër”.

Drejtori i ri sportiv kritikon dhe skuadrën. “Kjo skuadër momentalisht nuk e ka brumin për të qenë kampione, do të punojmë për të forcuar skuadrën. Kemi një trajner me eksperiencë, por do jetë e vështirë. E kemi filluar punën me vonesë dhe nuk është e lehtë as për trajnerin e as për mua e Licin të gjejmë lojtarët e duhur. Duhet të ndryshojmë dhe mentalitetin e lojtarëve, duhet t’i ngulisim në kokë se do të jenë kampionë, kampionë të kësaj kategorie”, – u shpreh ai.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Panamaja “shpërfill” sulmin BOMBASTIK të Belgjikës

Sadik.Autor

Gonzalo Higuain i shënon gol të bukur Berishës

Q.Autor

TRIUMFOJNË NDAJ FULHAM/ Fillim ëndrrash për Arsenal, askush si Aubameyang në 16 vitet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment