Futboll La Liga

Mina kryen testet mjekësore te Barcelona: “Shpresoj të mësoj sa më shumë nga Messi” (FOTO)

Mina ka kryer me suksese testet mjekësore dhe pas pak do të prezantohet në Camp Nou.

Transferimi i dytë për këtë afat kalimtar, Yerry Mina, ka kryer me sukses testet mjekësore te Barcelona, i cili pas pak do të nën shkruajë kontratën dhe do të prezantohet në Camp Nou.

“Është moment i papërshkrueshëm, krenar për shansin që më është dhënë të jem këtu me yje të futbollit botëror”, u shpreh Mina.

“Shpresoj të mësoj sa më shumë nga Messi, Piqué, Umtiti, Masche, të gjithë. Shpresoj të kontribuoj në skuadër dhe të fitoj trofe, që është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

Barcelona e zyrtarizoi blerjen e mbrojtësit Yerry Mina nga Palmeiras ditën e premte.

Lojtari ka ardhur për shifrën e 11.8 milionë euro, ndërsa klauzola e tij për ta blerë është 100 milionë euro.

Kolumbiani ka nënshkruar për pesë vite e gjysmë, me kohëzgjatje deri në vitin 2023.

Ai shihet si zëvendësues ideal i Javier Mascheranos i cili do të largohet drejt Kinës.

Mina do të mbulojë hapësirat që do të lënë Pique dhe Umtiti sa herë që lëndohen apo kanë nevojë për të pushuar.

Related posts

E PABESUESHME TEK DORTMUNDI/ Sekreti i formës së shkëlqyer është “stërvitja pa top” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Dëbora pushton stadiumin, shtyhet ndeshja Juventus-Atalanta (FOTO)

Q.Autor

Liverpooli humbë garën me Interin, dështon transferimi për mbrojtësin holandez van Dijk

Q.Autor

Leave a Comment