Bundesliga Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Werder Bremen nënshkruan me gjermanin më të mirë të Fifa 18

Ekipi i Bundesliga-s Werder Bremen ka nënshkruar me lojtarin e eSports (sporteve elektronike) Michael “Megabit” Bittner. 20-vjeçari do të jetë përforcimi i radhës i ekipit të Fifa-s duke filluar nga shtatori. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi.

Lojtari i Xbox Bittner bashkë me profesionistin e PlayStation Mohammed “MoAubameyang” Harkous janë dy lojtarët e Werder Bremen për lojërat elektronike. Bittner së fundmi ka përfaqësuar ekipin e VfL Bochum, duke shkuar në çerekfinale në dy kampionatet e fundit botërorë.

“Bashkëpunimi me një ekip me tradita dhe të suksesshëm si Werder Bremen më lumturon jashtë mase, shpresoj të rris nivelin profesional për këtë klub,” shprehet Bittner.

Ai është lojtari më i suksesshëm gjerman i lojës së famshme Fifa 2018.

Related posts

VIDEO/ Qëlloi me shishe arbitrin, shiko reagimin befasues të tij

Q.Autor

Liverpool ofron 70 milionë euro për portierin më të mirë në Spanjë

Sadik.Autor

GOLI I VITIT/ Roveshiatë mjeshtërore nga sulmuesi Angulo në kampionatin polak (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment