Futboll Sport

HENRY tashmë në rolin e trajnerit/ Legjenda franceze në krye të ekipit të njohur

Ish-sulmuesin e Arsenal, Barcelonës dhe të Kombëtares franceze, Thierry Henry tashmë do të kemi mundësi ta shohim në një pozicion të ri, atë të trajnerit.

Pas eksperiencës si ndihmës-trajner te Belgjika, ku nën udhëzimet e Roberto Martinez arritën deri në gjysmë-finalet e Botërorit “Rusi 2018”, duke zënë më pas dhe vendin e tretë, tashmë francezi ka vendosur të kalojë në një nivel tjetër.

Mësohet se Henry ka pranuar ofertën për t’u bërë trajneri i Bordeaux në Francë, me vendimin përfundimtar që tashmë i takon pronarëve të rinj të ekipit të Zhirondinëve. Lajmi është konfirmuar nga mediat e huaja, e tanimë pritet që brenda javës së ardhshme të merret dhe miratimi përfundimtar i drejtuesve të ekipit të Ligue 1.

 

Related posts

KUPA E BOTËS/ Australia befason Danimarkën, shënon golin e parë ndaj “nordikve”

Sadik.Autor

VRASJA E EKSTREMISTIT/ Bëhet çështje në ndeshjen e Championsit, tifozët SHQIPTAR “i tregojnë vendin” klubit grek (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA JUVENTUS-MANCHESTER UNITED/ Analiza e ndeshjes përmes shifrave

Isa.Autor

Leave a Comment