Futboll Sport

Transferimi i dështuar i Arsenalit, tifozët londinezë votojnë për Xhakën

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka nuk është një nga të preferuarit te Arsenali… e për më tepër, zvicerani është nga më të urryerit. Në një sondazh i bërë nga tifozët e “Topçinjve”, 25-vjeçari është votuar si transferimi më i dështuar i viteve të fundit.

Që nga ardhja e tij nga Borusia M’Gladbah, Xhaka nuk ka bindur me paraqitjet e tij në “Emirates Stadium” dhe është votuar si futbollisti më i dështuar nga fansat.

Shpeshherë, në rrjetet sociale Xhaka është kritikuar nga fansat e Arsenalit, ish-futbollistë të “Topçinjve”, por dhe nga analistë të “SkySports” dhe “BBC Football”.

Gjithsesi, mesfushori 25-vjeçar nënshkroi disa javë më parë një kontratë të re 5-vjeçare me “Gunners”, çka tregon se Graniti ka besimin e plotë të klubit.

Related posts

APELI ZBUT TIRANËN/ Pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

F.autor

Klopp “PËRPLASET” me Guardiolën, shikoni çfarë ndodhi gjatë konferencës live (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Eto’o mbërrin në aeroport, gati firma me Konyaspor

Q.Autor

Leave a Comment