Futboll Seria A Sport

TIFOZËT KUQEZI TË EKZALTUAR/ Sacchi: MILANI mund të fitojë KAMPIONATIN këtë sezon

Trajneri legjendar Arrigo Sacchi ka deklaruar se Milan mund të fitojë Scudetto-n, megjithëse Juventus për të është favoriti kryesor. Kuqezinjtë duken më të qëndrueshëm si brenda, ashtu edhe jashtë fushës pasi klubi ka shkuar në pronësi të Eliott Management që ka afruar emra si Caldara, Higuain dhe Reina.

“Do të përsëris atë që po i thosha më parë komshiut tim në plazh këtu në Milano Marittima: Milan mund të fitojë Scudetto-n,” shprehet Sacchi për Corriere della Sera.

“Më lini ta shpjegoj: Juve nuk është favorit, por super-favorit. Por në të njëjtën kohë jam i bindur se trajneri Gattuso do të bëjë më mirë se vitin e kaluar.

“Ata mund të konkurrojnë për Scudetto-n, dhe ndeshja e së shtunës ndaj Napolit do të jetë shumë e rëndësishme. E rëndësishme do të jetë paraqitja, jo rezultati.

“Do të jetë një ndeshje e hapur. Milan duhet të luajë me kokën lart, me mentalitetin e Milanit të madh.”

Related posts

SFIDA NDAJ MILAN/ Lajm i keq për Gatusson, dëmtohet rëndë lojtari kryesor i Napolit…

Delo.autor

SHPALLET “LOJTARI I NDESHJES”/ Ylli i Chelsea-t: E dua sërish Botërorin

Delo.autor

James Rodriguez zbulon planin për të ardhmen…

Sadik.Autor

Leave a Comment