Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET KEITA/ INTERI nuk ishte një zgjedhje e vështirë, dua të FITOJË…

Keita Balde Diao shpjegon vendimin e tij për t’u larguar nga Monaco pas vetëm një sezoni. Sulmuesi i është bashkuar Zikaltërve këtë verë, vetëm 12 muaj pasi u largua nga Lazio për Ligue 1.

“Kur të vjen një ofertë nga një klub si Inter, nuk është një zgjedhje e vështirë,” shprehet Keita gjatë prezantimit ditën e enjte.

“Isha shumë i lumtur te Monaco dhe i falënderoj, ashtu siç falënderoj Inter që më solli këtu. “Jam një lojtar që do të jetë protagonist, erdha këtu për të qenë një lojtar i rëndësishëm. “Spalletti është një trajner me eksperiencë të madhe. Mendoj se mund të përmirësohem shumë nën drejtimin e tij.

“Nuk kam një pozicion të preferuar, mendoj se mund të luaj te të katër pozicionet e sulmit. Të gjithë duhet të luajnë si me ashtu edhe pa topin në zotërim. “Torino? Jemi gati, nuk mund të humbasim qetësinë pas humbjes në ndeshjen e parë.”

Related posts

ZYRTARE/ Ndryshon stadiumi dhe orari në super përballjen, Kukësi – Tirana!

Delo.autor

Mourinho ‘i dashuruar’ pas Fellainit, kërkon ta mbajë tek United

Q.Autor

ZYRTARE/ Tirana konfirmon huazimin e talentit “bardheblu” tek skuadra e… Patushit

Delo.autor

Leave a Comment