Futboll La Liga Sport

Katalanasi “shfrynë” ndaj REALIT/ Me VAR do të kisha dy Champions League

Arturo Vidal nuk bën kurrë deklarata banale. Kiliani, ish-lojtar i Juventus dhe Bayern Munich, ka qenë protagonist në merkaton e verës, në fillim duke flirtuar me Inter-in dhe më pas duke u transferuar te Barcelona. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ai ka sulmuar haptazi rivalët e përjetshëm të katalanasve, Real Madrid.

“Dua të fitoj gjithçka, veçanërisht Champions League”, ka thënë Vidal. Në fakt, edhe pse ka luajtur me dy skuadra të mëdha të Kontinentit të Vjetër, kiliani nuk e ka fituar kurrë këtë trofe dhe dy herë, kur ishte te Bayern, është ndalur nga Real Madrid. Dy përballje që janë pasuar nga shumë polemika në lidhje me vendimet e arbitrave.

“Me VAR-in, Bayern do të kishte dy Champions League”, ka thënë mesfushori.

Related posts

TREGON VLERAT DHE JASHTË FUSHE/ Haaland befason me gjestin e tij, shkon në ndihmë të tre skuadrave

Delo.autor

GATI TË HIDHET NË SULM/ Klubi i Serisë A interesohet për Higuainin

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Mourinho i prish punë Interit, interesohet për objektivin e “zikaltërve”

Delo.autor

Leave a Comment