Futboll Kombëtarja Sport

Dikur i bëri “karshillëk” Shqipërisë/ Sot është një lojtar i RËNDOMTË në Zvicër

Shumë kohë më parë, De Biazi udhëtoi deri në Zvicër për ta takuar dhe bindur të vishej kuqezi, por Shani Tarashaj refuzoi dhe madje nuk e mori kurrë në konsideratë mundësinë që të vishte fanelën e Shqipërisë, ashtu sikurse edhe pse u përfol për te Kosova, preferoi të vijonte me Zvicrën dhe të kishte shanset e tij…

Katër miqësore dhe një ndeshje zyrtare, ndaj Rumanisë, për sulmuesin 23-vjeçar, që sot po kalon momentin më të vështirë në karrierë. Evertoni pagoi 4 milionë euro dy vite më parë për t’ia marrë Grasshoperit, por më pas karriera e tij mori një tjetër drejtim, aq sa këto dy vite i ka kaluar mes huazimeve dhe një dëmtimi të rëndë…

Sot, Tarshaj është i huazuar në kampionatin zvicerian me Grasshoper, pas sezonit në Gjermani me Aintraht Frankfurtin, por konsiderohet si lojtar rezervë, pasi ka zbritur në fushë vetëm 3 ndeshje për një total minutazhi prej 89 minutash.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Milan kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr vendin e parë në Serie A

Delo.autor

MIQËSORE LUKSI/ Liverpool-Napoli, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

SHIFART STRATOSFERIKE/ Man City thyen rekordin financiar, gjeneron mbi 500 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment