Futboll Sport

Kërcënimet nga tifozët, trajneri qëndronte në stol me “bodyguard”

Pas largimit të trajnerit të mirënjohur dhe Arsenalit, zbulohen prapaskenat e një marrëdhënie, që në vitet e fundit ishte bërë e vështirë. Arsen Venger nuk ndihej më i sigurt në ekipin londinez.

Tekniku francez nuk ndihej më i sigurt mes “tifozëve” të tij, që për afro dy dekada e kishin duartrokitur. Mbi të gjitha në dy vitet e fundit ishte kërcënuar dhe për ketë arsye, i kërkoi klubit t’i garantonte mbrojtje kur ishte në fushë.

Prapaskenat janë mbledhur nga gazetari Xhon Kros dhe u konfirmuan personalisht nga Venger. Trajneri kishte frikë, edhe prej faktit që në stadiumet angleze mungojnë barrierat mbrojtëse me tifozët.

Tensioni nisi në fundin e vitit 2014, kur pas ndeshjes me Stouk Sitin, Arsen Venger u përball me disa tifozë të zemëruar. Në atë moment tekniku e kuptoi se, asgjë nuk do të ishte si më parë.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ DINAMOS/ Memelli: Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, ky arbitër nuk dua të na gjykojë më

Delo.autor

Zbulimi, kjo skuadër fiton 11 mln euro nëse Liverpool ngre trofeun në Kiev

Sadik.Autor

“E Ç’NDERUAT QYTETIN”/ Tifozët nuk e përtypin dot formën e skuadrës së tyre. I presin në aeroport dhe… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment