Europa League Futboll Sport

Trajneri i Shkëndijës optimist: Meritonim më shumë, por në Shkup përmbysim gjithçka

Pas humbjes 3-1 në Norvegji nga ekipi i Rosenborgut, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, shprehet se rezultati nuk ishte i vërtetë dhe nuk tregoi atë që skuadrat dhanë në fushë, por ka shpresë tek përmbysja e madhe në takimin e kthimit.

“Bazuar në lojën e treguar mendoj se Shkëndija meritoi rezultat më pozitiv, por megjithatë shënuam golin që na jep shpresë se në takimin e kthimit do të mund të kualifikohemi në grupet e UEFA Europa League. Na pret ndeshje historike në Shkup dhe Shkëndija do të mundohet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë.

Edhe pse humbëm, nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj se kemi gjasa të kualifikohemi. Normal do kemi nevojë për mbështetjen e publikut dhe besoj të kemi numër të madh spektatorësh në tentimin për të shkruar historinë” – deklaroi trajneri Osmani.

Related posts

Pogba e sfidon jashtë fushës, përgjigja e Ibra-s është epike

Sadik.Autor

TRAJNERI HUMB TORUAN/ “Më shiko në sy kur flas, jo celularin! I paedukatë…”, Panuçi zihet në konferencë me…(VIDEO)

Isa.Autor

E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Manchester United merr vendimin e papritur për një objektiv të merkatos

F.autor

Leave a Comment