Futboll La Liga

Ramon Planes, njeriu që solli për herë të parë Coutinho-on në La Liga

Ramon Planes punon që nga vera e kaluar në Getafe. Njeriu i kontakteve të mira dhe i njohur për merkaton, ishte ai që e solli Philippe Coutinho në La Liga për herë të parë.

Kjo ndodhi në vitin 2012, kur ishte në gjendje për ta marrë atë tek Espanyol. E kishte monitoruar atë për një kohë të gjatë. Tregu i Amerikës Jugore ishte gjithmonë specialiteti i tij.

“E pamë atë që prekte topin dy ose tri herë dhe zbuluam se ky djalë kishte diçka të ndryshme nga pjesa tjetër. E pra, pikasëm atë dhe një tjetër, që gjithashtu tregoi gjëra të jashtëzakonshme. Ky tjetri ishte Neymar”, – kujton Planes.

Kjo ndodhi në “MIC 2008”, turneu prestigjioz i futbollit, mbajtur gjatë “Semana Santa” për territorin katalanas, edhe pse në atë kohë ishte i fokusuar te Kosta Brava. 

“Kur mësova se Interi dëshironte ta braktiste, nuk ngurrova të thërrisja Piero Ausilio, i cili ishte tashmë në ekipin Lombard. Shumë klube italiane e donin atë, por erdhi në huazim tek Espanyol.

Barcelona ka vepruar drejt, ka marrë një yll tjetër, një djalë që e di se çfarë dëshiron dhe mbi të nuk do të peshojë presioni”.

Related posts

KANE SI “GOLDEN BOY”/ “3 Luanët” fitojnë me goleadë ndaj Everton

Delo.autor

Braziliani i Flamengos, Lincoln/ Cristiano Ronaldon është idhulli im

Sadik.Autor

FOTO E TRUPIT TË EMILIANO SALA?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

F.autor

Leave a Comment