Futboll Sport

Partizani kërkon suksesin në Kamëz, Laçi pret Luftëtarin

Ndonëse golat munguan edhe në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Teutës, në fushë u dhanë sinjalet se Kategoria Superiore po “ndizet”, pasi të dy skuadrat luajtën mjaft mirë dhe kërkuan me ngulm rrjetën kundërshtare dhe fitoren.

Pasditen e sotme do të jetë radha që 4 skuadra të tjera të zbresin në fushën e lojës, me dy takimet e radhës që do të zhvillohen në orën 16:45 dhe do të transmetohen si gjithmonë, vetëm në ekranin e Supersport.

Kështu në Kamëz, do të luhet një tjetër derbi i vogël i kryeqytetit, ku vendasit, pasi mposhtën Tiranën në “Selman Stërmasi”, do të presin pasditen e sotme Partizanin, në një sfidë ku do të kërkojnë të konfirmojnë formën e mirë dhe të marrin një tjetër 3-pikësh.

Nga ana tjetër, të kuqtë vijën pas humbjes në minutat e fundit në transfertën ndaj Skënderbeut dhe ndaj kamzalinjve do të kërkojnë të gjejnë fitoren, për të mos krijuar probleme psikologjike brenda skuadrës.

Një tjetër sfidë mjaft interesante do të jetë edhe ajo e Laçit, ku vendasit do të presin Luftëtarin, ndërsa synimi për të dy skuadrat do të jetë që të gjejnë fitoren e parë sezonale. Bardhezinjtë vijnë në këtë takim pas një barazimi shpresëdhënës ndaj Kukësit dhe e dinë mirë se në shtëpi duhet të fitojnë gjithçka, për të synuar sërish daljen në Europë verën e ardhshme.

Nga ana tjetër, gjirokastritët ishin zhgënjimi i javës së parë, pasi u mposhtën nga Kastrioti në shtëpi dhe udhëtojnë tashmë drejt Laçit, me shpresën se do të marrin një rezultat pozitiv, për të harruar humbjen ndaj krutanëve dhe për të rikthyer qetësinë.

Që të dyja sfidat do të transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në Supersport, duke filluar që nga ora 16:00 me atmosferën para ndeshjeve që do të vijë nëpërmjet emisionin “Gol Pas Goli” dhe për të vijuar më pas deri rreth orës 19:30, kur të gjithë protagonistët të kenë thënë fjalën e tyre.

Related posts

MOTO GP/ Rrëfehet kampioni i botës: Babai im ishte si Hitleri me rregullat

Delo.autor

“ÇFARË DO NDODHË?” Mbappe: E frikshme kur presidenti të thotë se s’do të largohesh kurrë falas

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampioneve: Tre ndeshje fillojnë me gol që në minutat e parë

Isa.Autor

Leave a Comment