Futboll La Liga Sport

POGBA NUK VJEN/ Barcelona ka gati alternativën për mesfushorin francezin

Duket se transferimi i Paul Pogba te skuadra e Barcelonës nuk do të ndodhë këtë verë pavarësisht polemikave që mesfushori francez ka me trajnerin Jose Mourinho te skuadra e Manchester United (ka realizuar dy gola në dy javët e para të kampionatit). Për këtë arsye edhe skuadra “blaugrana” duket se ka hequr dorë nga kampioni i botës dhe ka hedhur sytë në një alternativë tjetër. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon” alternativa është mesfushori Kevin Kampl, që luan në Bundesligë me skuadrën e Leipzig.

Lojtari 27-vjeçar që luan edhe me kombëtaren sllovene, është i aftë të luajë në të gjithë mesfushën dhe ka karakteristika të njëjta me Pogba. Për këtë arsye, ai është përdshirë në listën e lojtarëve që mund të vijnë te skuadra e Barcelonës këtë verë. Megjithatë, mediat spanjolle konfirmojnë se ende nuk është shuar shpresa e Barçës për të marrë edhe Frankie De Jong nga Ajax apo Adrien Rabiot nga PSG.

Related posts

KRIZA TEK BARCELONA/ Ish-lojtari i “katalanasve”: E shoh “Pleshtin” larg skuadrës!

Delo.autor

“I UROJ FAT ROMËS”/ Sulmuesi Dzeko: Me Interin duam të mbrojmë titullin kampion

Delo.autor

PËRPARA PËRBALLJES NDAJ KOSOVËS/ Shikoni çfarë po bëjnë lojtarët e Anglisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment