Futboll Seria A Sport

VËZHGIMI TEK INTER/ Ja kush është makthi tek “zikaltrit”

E para dhe e fundit vlejnë si përjashtime. Fitoret në “Olimpico”, fillimisht kundër Romës e më pas Lacios, ishin mënyra më e bukur për të kapur Ligën e Kampionëve. Por, në ndeshjet e tjera, Interi nuk ka ditur të reagojë, goli i parë i pësuar është (thuajse) gjithmonë një goditje fatale. Interi ndaj Sasuolos kishte një plan taktik, të cilin goli i Berardit në pjesën e parë e hodhi poshtë. Skuadra e Spaletit nuk diti t’i ndryshojë rrjedhë ndeshjes: një defekt që përsëritet, mbi të cilin trajneri zikaltër po këmbëngul që të korrigjohet.

Kampionatin e kaluar Interi kaloi në disavantazh në 11 ndeshje nga 38. Kundër Romës e Lacios arriti të përmbysë rezultatin, në tri raste mori një barazim, por në plot gjashtë nuk diti të ringrihet: nëntë pikë në gjithë kampionatin të fituara nga një pozicion disavantazhi. Një “trend” që u përsërit sërish në Rexhio Emilia. Edhe drejtuesit në mbledhjen e në “Appiano Gentile” post-Sasuolos nënvizuan reagimin e dobët pas një goli të pësuar.

Related posts

INTER HEQ DORË NGA SULMUESI KILIAN/ Dy yje në listën e Marotta-s për të zëvendësuar Sanchez, ja emrat…

Delo.autor

TIRANA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni fantastik nga “bardheblutë”, Batha rihap sfidën në “Selman Stërnasi” (VIDEO)

Delo.autor

CR7 ËSHTË LIDERI YNË”/ Flet trajneri i Portugalisë: Ronaldo duhet ende ta shënojë golin më të…

Delo.autor

Leave a Comment