Futboll Seria A Sport

WANDA TREGON DETAJIN INTERESANT/ Ikardi ka QARË për interin, ndërsa kur lindën vajzat, jo

Bashkëshortja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, në një intervistë për “Gazzeta della Sport”, ka rrëfyer një detaj interesant për burrin e saj që ka të bëjë me ndjenjat që ai për Interin.

“Burri im është një ‘zikaltër’ në zemër, ai nuk qau kur lindën vajzat e tij, por për Interin po.”-tregon fillimisht Wanda, ndërsa më pas shton: “Dhe kur Lautaro Martinez erdhi në Milano, ai shkoi ta merrte dhe menjëherë u përpoq ta bënte të ndihej si në shtëpi.”

Këtë sezon modelja argjentinase do të jetë një komentatore për “Mediaset” dhe konfirmon se do të jetë e paanshme gjatë punës së saj: “Unë sigurisht që nuk do të kem asnjë problem që të kritikoj Mauron.”

Partnerja e Icardi-t vazhdon për të diskutuar thashethemet të cilat e ndjekin gjithmonë: “Ka shumë gënjeshtra që gjithmonë janë përhapur për mua, por as që më interesojnë. Përveç nëse ato shkaktojnë dëm, në të cilin rast duhet të ndërmerren veprime ligjore”.

Related posts

Femrat e Anglisë shkatërrojnë Meksikën, ja goli i çuditshëm që shënuan “3 luaneshat” (VIDEO)

Isa.Autor

KUKËSI-TEUTA/ Shkërmoqet skuadra e Martinit, Kuper realizon dopietë (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEHEN TRE PROTAGONISTËT E FUTBOLLIT/ CR7, Mou dhe Neymar zbulojnë ndeshjet që i ndryshuan karrierën

Delo.autor

Leave a Comment