Kategoria Superiore Shqipëri

Zyrtare/ Emiljano Vila kalon tek Skëndërbeu, kontratë 1.5-vjeçare

Partizani e largoi si të pavlerë për të, por e merr Skënderbeu. Emiliano Vila, mesfushori durrsak, mbetet pjesë e Superiores. Drejtuesit e kuqebardhëve të Korçës kanë firmosur sot me 29-vjeçarin, i cili vihet nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja.

Emiljano Vila ka nënshkruar me presidentin Ardian Takaj dhe menjëherë është nisur drejt Turqisë, ku u bashkua ditën e djeshme me ekipin e ri në Antalia. Ai ka firmosur me administratorin e klubit juglindor, Gerhard Takaj, një kontratë që e lidh me Skënderbeun për 1 vit e gjysmë.

Skeda e lojtarit
Emri: Emiljano Vila
Datëlindja: 12 mars 1988 (29 vjeç)
Vendlindja: Durrës, Shqipëri
Pozicioni: Mesfushor ofensiv
Ekipet ku ka luajtur: Teuta, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb, Dinamo Tirana, Pas Giannina, Inter Baku, Partizani Tirana.
Me ekipet kombëtare: 41 ndeshje, 4 gola

Related posts

Kupa e Shqipërisë është një “komardare shpëtimi”!!!

Q.Autor

LAÇI-TIRANA/ Fantastik Redon Xhixha, kurbinasit ndëshkojnë ekipin e Egbo (VIDEO)

Delo.autor

PJESA E PARË/ Kukësi e mbyll me FITORE. Partizani i Lerdës e nis keq (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment