Futboll Premier League Sport

ÇMENDET PSG/ Francezët ofrojnë 100 milionë stërlina për SUPER mesfushorin e Tottenham

Pasi dështoi të marrë kroatin Ivan Rakitic, që vendosi të qëndrojë te Barcelona, skuadra e PSG-së është hedhur në sulm për të sjellë në Paris një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për danezin Christian Eriksen, që luan në Premier League me skuadrën e Tottenham. Eriksen ka shfaqur disa pakënaqësi ndaj drejtuesve të klubit londinez, duke kërkuar një rritje rroge, çka ka sjellë që skuadrat “big” të Europës të përfitojnë dhe të kërkojnë shërbimet e tij.

Për të bërë të mundur realizimin e këitj transferimi, duke qenë se koha në dispozicion është e paktë, pasi merkato mbyllet më 31 gusht, skuadra e PSG-së është gati të paguajë 100 milionë stërlina. Një shumë e konsiderueshme për mesfushorin 26-vjeçar, kontrata e të cilit me skuadrën e Tottenham skadon pas dy vitesh. Kjo shumë do të nxirrte jashtë loje edhe rivalët e Real Madrid, që gjithashtu janë interesuar për mesfushorin e Tottenham.

Related posts

TRIUMFON NDAJ GENOAS ME PËRMBYJSE/ Ronaldo nderon Juventus dhe ngjitet në krye

Delo.autor

E BUJSHME TEK “ZIKALTËRIT”/ Ideja e çmendur e Marrotas, ja emri për stolin e Interit

Delo.autor

Modesti Strakosha, zbulon për çfarë mendojnë te Lacio

Sadik.Autor

Leave a Comment