Futboll Premier League Sport

PO JUSTIFIKON PARAT E HARXHUARA/ Shokët e ekipit i thurin elozhe portierit Alisson

Portieri brazilian Alisson ka një vetëbesim të madh dhe këtë po ia transmeton edhe prapavijës së Liverpool. Alisson mbërriti në Anfield për 74 mln euro nga Roma muajin e kaluar, një shifër rekord që u thye nga Chelsea me blerjen e Kepas nga Athletic Bilbao.

25-vjeçari nuk ka pësuar asnjë gol në tre ndeshjet e para të Premier League.

“Ai ka qenë brilant që kur ka ardhur,” shprehet Robertson për faqen zyrtare të Liverpool. “Ai ka një prezencë në prapavijë, e sheh teksa del në goditjet standarde dhe merr duartrokitjet e tifozëve. Ai po luan me vetëbesim dhe bravo i qoftë pasi këtë gjë na e transmeton edhe neve.”

Edhe Trent Alexander-Arnold ka vazhduar elozhet për të: “Mendoj se është një portier i klasit botëror dhe këtë e ka treguar edhe ndaj Brighton.”

Related posts

Transferta e bujshme/ Sot mbërrin në Milano për testet mjekësore

Q.Autor

Deklarata surprizë/ Ja vendimi i fundit i Ronaldos në lidhje me të ardhmen 

Isa.Autor

E BËRI NEYMARIN TË FLAS ME VETE/ Lojtari SHQIPTAR bëhet kapiten i skuadrës në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment