Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

SERBI I TALENTUAR/ Milinkoviç-Saviç nuk bind, por MAROTTA nuk i kursen…

Forma e dobët e mesfushorit serb, Milinkoviç- Saviç, larg asaj që ka shfaqur në sezonin e kaluar, kur ishte protagonist i padiskutueshëm i sukseseve të Lazios në fushë, shqetëson edhe më shumë se dy humbjet e bardhekaltërve në po kaq ndeshje të kampionatit.

Lotitto refuzoi miliona për të me shpresën se serbi do të përsërisë një sezon edhe më të mirë dhe më pas mund ta shesë akoma më shtrenjtë, por dy javët e para nuk kanë rezultuar kështu, pasi Milinkoviç nuk është shfaqur në lartësinë e pritshmërive.

Gjithsesi nuk është i këtij mendimi Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, i cili nuk i kursen elozhet për Milinkoviç, duke thënë me bindje se lojtari do të shndërrohet në një kampion të madh.

“Milinkoviç është një mesfushor i shkëlqyer dhe do të shndërrohet në një kampion të madh. Janë vetëm javët e para dhe i duhet pak kohë që të arrijë maksimumin, por shumë shpejt do të rikthehet”, deklaroi Marotta.

Gjithsesi Drejtori Sportiv i bardhezinjve i mbylli derën një afrimi të mundshëm të mesfushorit serb te Juventusi, pasi theksoi se skuadra në dispozicion të Allegrit është e mbushur me lojtarë të fortë dhe nuk ka vend për të tjerë futbollistë.

Related posts

Marco Branca: I “rrëmbyem” Coutinhon, Interi triumfoi ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

Pogba dhe Rashford janë të pashitshëm

Sadik.Autor

Po vjen “El Classico”! Këto janë dhjetë arsyet pse nuk duhet ta humbisni

Sadik.Autor

Leave a Comment