Futboll Premier League Sport

STATISTIKA TË TURPSHME/ Ja sa kohë kalon Pogba duke “shëtitur” në fushën e blertë (FOTO)

Sezoni i Paul Pogba vazhdon të jetë me ulje-ngritje: në fillim kanë ardhur probleme me Mourinho-n, më pas rizgjimi i papritur nën drejtim e Solskjaer, i ndjekur nga një tjetër ndalesë, që është shoqëruar me kritika të reja. Arsyeja? Shumë fjalë jashtë fushës, pak fakte brenda saj.

Sipas “Daily Mail”, Pogba ka kaluar më shumë kohë se mesfushorët e tjerë të Premier League duke shëtitur. Statistikat e vënë me shpatulla pas murit francezin, i cili është kritikuar nga tifozët e United dhe ekspertët. Pogba ka kaluar 64% të kohës së tij në fushën e lojës duke ecur dhe kryeson këtë renditje të veçantë që përfshin 79 lojtarë. Kjo ngadalësi e tij shikohet si mungesë respekti.

Skuadra e Solskjaer ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe është në krizë të plotë. I gjithë faji është i Pogba? Pavarësisht negativitetit që rrethon francezin, disa statistika të tjera janë në favor të kampionit të botës, i cili është përzgjedhur në skuadrën e vitit të kampionatit anglez nga “Professional Footballers Association”.

Pogba, në fakt, është i 16-ti nga 79 mesfushorët e Premier League për distancën totale të përshkuar në fushë dhe i 34-ti në sprintet e bëra për ndeshje. Megjithatë, legjenda e “Djajve të Kuq”, Roy Keane, vazhdon ta kritikojë dhe mendon se francezi është një problem për ekipin.

“Është i talentuar, por e kemi parë që nuk vrapon dhe nuk e ndjek kundërshtarin. Mënyra si lëviz në fushën e lojës flet qartë. Është një problem për United”, ka thënë Keane për “Sky Sports”.

Related posts

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Ja shuma e majme që pritet të përfitojnë 12 klubet pjesmarrëse që në start…

Delo.autor

ISH-ARBITRI MBRON VENDIMIN E TIJ/ Piero Ceccarini: As VAR nuk do ta kishte dhënë penallti për faullin ndaj Fenomenit

Isa.Autor

PSG përgatit një mega ofertë për mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment