Futboll Seria A Sport

Formacionet zyrtare: Interi kërkon fitoren ndaj Torinos, pas zhgënjimit në javën e parë

Pasi një humbje tejet zhgënjyese në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Serisë A, Interi synon që sonte të kthehet në garë për titull në ballafaqim me Torinon në shtëpi. Interi u mposht falë një penalltie në udhëtim ndaj Sassuolos një javë më parë, por sonte do të kërkojë ta mundë Torinon, një kundërshtar të cilin ka vështirësi ta mposhtë.

Për zikaltrit pritet të mos luajnë dy mesfushorët Jao Mario dhe blerja e verës, Radja Nainggolan, si pasojë e lëndimeve muskulore.

Inter dhe Torino do të ndeshen në “Meazza” në kuadër të javës së dytë të Serisë A, në një ndeshje që nis në orën 20:30.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Inter:

Torino: Sirigu; Izzo, N’Koulou, Moretti; De Silvestri, Soriano, Rincon, Meite, Ansaldi; Iago Falque, Belotti

Related posts

LIVE/ Starton sfida Watford-Arsenal

Delo.autor

Manchester United, përjashtohet si mundësi Jamie Vardy

Q.Autor

VIDAL “I PANDREQSHËM”/ Tjetër “shigjetë” për Valverde dhe kritikët në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment