Futboll Sport

Tmerri i Rumbullakut/ Humbje GJAKU dhe 5 qepje, ja sa mungon mbrojtësi i Kukësit

E diela ishte e zezë për Kukësin! Ekipi verilindor humbi në transfertë kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0, me një gol të ish-mbrojtësit të tyre, Albi Alla. Si të mos mjaftonte disfata e ndeshjes, verilindorët humbën në minutat e fundit dhe mbrojtësin Simo Rrumbullaku. Lojtari u dëmtua gjatë një dyluftimi me Hysenin. Goditja ishte e ashpër, pasi mbrojtësi i Kukësit u ça në kupën e gjurit duke humbur shumë gjak. Ai la fushën e lojës në minutat e fundit dhe u dërgua direkt me urgjencë në spital.

Telesport mëson se lojtari u detyrua të qepej në 5 vende në spital. 26-vjeçari nuk ia doli mbanë të mbyllte takimin, pasi dhimbjet ishin shumë të forta dhe gjaku nuk ndalej. Rumbullaku pati fat, pasi ndërhyrja nuk i preku pjesë kritike të gjurit, pasi nuk ka dëmtuar as kockat e as ligamentet, vetëm lëkurën e gjurit.

Të njëjtat burime theksojnë se futbollistit do t’i duhet të qëndrojë 10-15 ditë jashtë fushes sipas asaj që i ka thënë stafi mjekësor. Lojtari është i rëndësishëm për klubin verilindor, pasi shihet si titullar dhe rinovoi dhe kontratën para pak ditësh. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit verilindor dhe për një sezon. Situata nuk është aspak e qetë në kampin blu, pasi në dy ndeshjet e para nuk kanë arritur ende të shijojnë fitoren e parë, pavarësisht se janë ndërtuar për të qenë kampion.

Related posts

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Pesë skuadra në “gjumë”, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme

Delo.autor

LËVIZJA E BUJSHME/ Juventusi bisedon me AGJENTIN Mendes për mundësinë e TRANSFERIMIT të De Geas

Isa.Autor

ROMA-MILAN/ “Kuqezinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Piatek

Delo.autor

Leave a Comment