Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE SI TRADHËTAR/ Bonucci i kërkon ndjesë tifozëve, ata e bëjnë bajat (VIDEO)

Mes Leonardo Bonucci dhe Juventus historia e dashurisë duket se ka nisur nga e para. Pas diskutimeve të mëdha për rikthimin e tij në shtëpi, pasi u largua një sezon për të qenë kapiten i Milan, kishte nga ata në “Juventus Stadium” që nuk e donin qendërmbrojtësin.

Edhe në ndeshjen ndaj Lazio, në momentin që spikeri po jepte formacionet, pati disa vërshëllima dhe sharje kur u dëgjua emri i Bonucci, por në fund të ndeshjes së fituar 2-0, numri 19 ka shkuar poshtë “Curva Sud” dhe ka kërkuar ndjesë.

Duar të bashkuara dhe kokën e ulur, simbol i dikujt që kërkon ndjesë. Ky veprim vuri “paqen” dhe u prit me duartrokitje nga të gjithë.

Related posts

Spalletti: Objektivi i 2018-ës? Të sjellim në stadium mbi 65 mijë tifozë çdo ndeshje

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United ofron 15 milionë euro për talentin shqiptar…

Delo.autor

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult: Gati ta mposhtim Skënderbeun

Q.Autor

Leave a Comment