Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ MESSI dhe NEYMAR patën një fundjavë KATASTROFALE (FOTO)

Të dhënat e mbledhur nga kompania analitike Opta tregojnë se asnjë lojtar nuk e ka humbur topin më shumë se Neymar dhe Lionel Messi në ndeshjet e kësaj fundjave në pesë ligat kryesore në Evropë. Neymar ka humbur topa më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat kryesore në Evropë këtë fundjavë, derisa Lionel Messi më së shumti në La Liga.

Të dhënat e Optas tregojnë se Messi e humbi topin 27 herë në fitoren minimale të Barcelonës ndaj Real Valladolidit të shtunën. Gjendje tejet e keqe e fushës së skuadrës të sapo promovuar në La Liga mund të ketë qenë faktor kyç në numrin e madh të topave që i humbi argjentinasi në këtë ndeshje.

Megjithatë, më keq se Messi doli ish-bashkëlojtari i tij, Neymar, që me PSG-në kundër Angers i humbi plot 34 topa. PSG-ja e mposhti Angersin 3-1, në një takim në të cilin Neymar shënoi gol, por humbi topin plot 34 herë, më së shumti nga një futbollist në pesë ligat kryesore në Evropë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi anglez arrin marrëveshje me Napolin për mesfushorin Alan

Delo.autor

Zbulohet lëvizja e çmendur/Ja kur Ronaldo do të kryejë testet mjekësore me Juventusin

Isa.Autor

“PASI PËRFUNDON KËTO TAKIME…”/ Kampioni i botës në depresion pas Botërorit: Ndihesha bosh

F.autor

Leave a Comment