Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ RONALDO bëhet PRESIDENT, blen skuadrën e njohur spanjolle

Këtë herë nuk ka më dyshime. Ronaldo do të rikthehet protagonist në botën e futbollit, por këtë herë si president i skuadrës spanjolle të Valladolid, skuadër që luan në La Liga. Ish-sulmuesi brazilian do të bëhet së shpejti pronar dhe president i këtij ekipi të njohur spanjoll, lajm që e konfirmon edhe e përditshmja spanjolle “Marca”. Sipas kësaj të fundit, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Inter është duke blerë klubin për vlerën e 30 milionë eurove dhe pasi të hedhë firmën do të marrë edhe presidencën.

Presidenti aktual i Valladolid, Carlos Suarez, do të qëndrojë në detyrën e administratorit të deleguar. Bisedimet për të blerë skuadrën spanjolle kanë nisur muaj më parë dhe për një moment u duk se bisedimet ishin mbyllur, por në këtë tyransferim të kuotave hyri edhe biznesmeni meksikan Ernesto Tinajero. Kjo lehtësoi transferimin e pronësisë si dhe vazhdimin e bisedimeve, ndaj tani Ronaldo do të rikthehet në futbollin spanjoll si drejtues.

Related posts

Trajneri i Burnley: Ederson? Është sikur të kesh Ronald Koeman në portë

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Shikoni si portier Trapp i mohon golin Spanjës me një ndërhyje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Futbollistët më të mirë në 25 vitet e fundit, ja renditja e guximshme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment