Bundesliga Futboll Sport

Borussia Dortmund zyrtarizon blerjen e sulmuesit spanjoll të BARCELONËS

Paco Alcacar sapo ka kaluar me sukses vizitat mjekësor dhe tani u vendos se ai do të luajë te Borussia Dortmund në sezonin që sapo ka nisur. Sulmuesi spanjoll do të fillojë nesër stërvitjen me ekipin gjerman dhe do të jetë një dispozicion që në këtë fundjavë.

Dortmund do të paguajë 2 milionë euro te Barcelona për huazimin dhe tij dhe nëse verën e ardhshme do të dëshirojë ta kthejë huazimin në një blerje përfundimtare, do të detyrohet të paguajë edhe 23 milionë euro të tjera.

Barcelona e bleu Alcacer Alcacer nga Valencia në vitin 2016, për 30 milionë euro. Ai ka shënuar 15 gola në 50 ndeshje me ekipin “blaugrana”, pjesën më të madhe të cilave i ka nisur nga stoli.

Related posts

U ZBULUA LIDHJA E TYRE/ Por nuk do ta besoni sa kohë kanë bashkë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja shqiptare (FOTO)

Delo.autor

“BIE” VLLAZNIA/ Bylis i shkakton një humbje të hidhur, vendos goli i Malomo

F.autor

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Delo.autor

Leave a Comment