Futboll Sport

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Miralem Pjaniç i cili aktualisht aktivizohet në huazim te skuadra e Beshiktashit nga Barcelona ka “skanuar” Serinë A nëpërmjet një deklarate të dhënë për “TuttoSport” duke deklaruar se sipas tij Juventusi nuk vdes kurrë:

“E ndjek gjithmonë Serinë A, pres një kampionat të ekuilibruar deri në fund. Mund të ndodhë gjithçka mjafton të shohësh në fillim të kampionatit ku të gjithë thonin se titulli do të fitohej një mes Napolit ose Milanit.

Të gjithë janë në luftë për titull, përfshirë dhe Atalanta. Të mos harrojmë dhe Juventusin e Alegrit që unë them se nuk vdes kurrë. Juventusi ka humbur shumë pikë në fazën e parë, por futbolli ecën shumë shpejt.

Në një sezon të pazakontë me COVID-19 nuk i dihet kurrë futbollit. Bardhezinjtë e Alegrit duhet të bëjnë sa më shumë pikë, për të kuptuar në muajin mars nëse janë për luftën për titull kampion.”, përfundoi Pjaniç.

Related posts

ZYRTARE/ Derbi ndaj skuadrës së Lerdës, Juventus transferon një sulmues 32-vjeçar te skuadra U-23

Delo.autor

Man City i frikshëm, shënon edhe Fernandinho ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Keisuke Honda nderon Japoninë dhe barazon shpejt Senegalin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment