Futboll La Liga Sport

NDIZET MERKATO/ Real MADRIDI ringjall interesin për SUPER sulmuesin e Man City

Real Madrid ka rinovuar interesin për sulmuesin e Manchester City-t, Raheem Sterling këtë e raporton Sky Sports. Por thuhet se oferta pritet të bëhet përpara se të përfundojë merkato në kampionatet e mbetura të Europës. Kampionët e Europës janë duke monitoruar formën e 23-vjeçarit dhe ka dërguar përfaqësuesit e klubit për të qenë në Wembley më 8 shtator kur Anglia do të ndeshet me Spanjën në UEFA Nations League.

Sterling ka më pak se dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe akoma nuk ka rinovuar me Qytetarët, me bisedimet që janë ndërprerë që prej qershorit.

Kevin de Bruyne, Fernandinho, David Silva dhe Otamendi kanë rinovuar kontratat e tyre në muajt e fundit, me trajnerin Pep Guardiola që i ka shtuar edhe Mahrez organikës.

Sterling ka shijuar sezonin më të mirë të karrierës gjatë vitit të kaluar, duke shënuar 23 gola në 46 ndeshje teksa City fitoi titullin e Premier League me një rekord 100 pikë.

Related posts

Keown: Sanchez është mercenari më i madh në futboll

Q.Autor

PRETENDON SE ICARDI DËSHIRONTE TË QËNDRONTE TEK INTER/ Flet Lautaro Martinez: gjithmonë ka dashur të luajë, por….

Delo.autor

SUPERIORE/ Luftëtari-Teuta: Ja si renditen të besuarit e trajnerëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment