Futboll Sport

PROBLEMATIKU ARGJENTINAS/ TEVEZ-Boca Juniors PRANË “divorcit” përfundimtar, ja arsyeja…

Pas aventurës në Kinë, Carlos Tevez është kthyer në Argjentinë te Boca Juniors, por ecuria e tij në këtë ekip ka lënë shumë për të dëshiruar dhe dashurisë mes tyre i ka ardhur fundi.

Në fakt, ish-numri 10 i Juventus, është lënë jashtë ekipit nga Guillermo Barros Schelotto, që pas blerjes së Mauro Zarate.

Për të qenë më të saktë, Tevez përfundoi në tribunë në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Huracan. Argjentinasi ka kërkuar prishjen e kontratës, por sipas shtypit argjentinas Boca nuk ka pranuar.

Në këto kushte, “telenovela” vazhdon.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ REAL MADRID/ Guardiola mendon planin kundër Zizu, ka një as nën mëngë

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Luis Enrique kthen një lojtar të Real Madridit në kombëtare pas 235 ditësh

Delo.autor

“THUMBON” ASHPËR YLLIN IMMOBILE/ Cassano: Duhen bombera, Çiro nuk di të luajë

Delo.autor

Leave a Comment