Futboll Sport

KUKËSI ndërron “shtëpi”/ Ndeshja me TIRANËN në një STADIUM surprizë

Ndryshim programi për ndeshjen Kukësi-Tirana. Kryendeshja e javës së tretë e Kategorisë Superiore do të luhet në orar dhe stadium tjetër. Takimi i përcaktuar në orën 19:45 në “Elbasan Arena” ka ndryshuar program pasi do të zhvendoset në “Loro Boriçi” në orarin 16:45.

Shkak është bërë Liga e Kombeve, pasi përfaqësuesja e Shqipërisë luan një javë më bonë në “Elbasan Arena” dhe fusha duhet të jetë në kondicionin e duhur.

Kukësi është i detyruar t’i zhvillojë ndeshjet brenda jo në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pasi nuk është licensuar nga FSHF-ja.

Nuk është e hera që verilindorët ndërrojnë fushë. Gjatë kupave të Europës ata i zhvilluan ndeshjet eliminatore të Champions League në “Loro Boriçi”, ndërsa në raundin e tretë të Europa League në “Elbasan Arena”.

Related posts

RONALDO MUNGON/ Higuain i befason të gjithë me këtë deklaratë!

Delo.autor

VALENCIA-REAL MADRID/ “Vendasit” kalojnë avantazh, shënon Guedes

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ ARSENALI futet në garë me REALIN për “zëvendësuesin” e M0DRIC

Isa.Autor

Leave a Comment