Futboll Sport

VAR-i sjell drejtësi/ Ish-presidenti i UEFA-s REVOLTOHET: Po VRASIN FUTBOLLIN

Për shumë veta mund të quhet sukses, për shumë të tjerë është kundër konkurencës. Sistemi teknologjik i asistimit të arbitrave VAR po gjen terren në shumë kompeticione të futbollit europian. Ai aplikua për herë të parë dhe në Kupën e Botës, por pavarësisht efikasitetit të lartë, kritikat nuk kanë munguar në drejtim të VAR-it pasi vlerësohet se po shkatërron shpirtin futbollistik.

Për ish-presidentin e UEFA-s Michel Platini futbolli po bëhet paradoksal dhe aplikimi i VAR-it ka sjellë më shumë padrejtësi se drejtësi në futboll.

“Kush e di, mbase nesër kapitenët dhe portierët do të vendosin kufje dhe trajnerët do të jenë në gjendje të komunikojnë me lojtarët gjatë ndeshjes. Duke bërë këtë ne e vrasim futbollin, siç po ndodh në çiklizëm apo në Formula 1. Ne i kemi vrarë abritrat”, deklaron ish-legjenda e Francës dhe Juventusit.

Related posts

CIKALLESHI ME COVID, SULMI ME DYSHEN BROJA-MANAJ/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Delo.autor

GOLA DHE SPEKTAKËL/ Luftëtari merr 1 pikë jetike në Vlorë

Delo.autor

JUVENTUSI REALIZON TË PAMUNDURËN/ “I falet” Ronaldos dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment