Futboll La Liga

Toni Kroos: Duhet të luftojmë për top 4-she për ta siguruar kualifikimin në CHL

Mesfushori gjerman Toni Kroos ka thënë se tani synim i Real Madridit duhet të jetë kualifikimi në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori magjik i Real Madridit foli për beIN Sports USA pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Villarrealit të shtunën në “Santiago Bernabeu”, dhe tha se Reali duhet tani të përqendrohet në sigurimin e kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

Pas kësaj humbjeje, Reali mbetet në vendin e katërt në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Villarreali në pozitën e pestë, por një ndeshje më pak të zhvilluar dhe 16 pikë më pak se lideri Barcelona.

Related posts

Interi s’di të ndalet, Icardi e kompleton het-trikun

Q.Autor

DERBI I LONDRËS/ Harry Kane “NDËSHKON” Arsenal nga pika e badhë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ndizet sfida, Lazio-Club Brugge nis me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment