Futboll Seria A Sport

PËRDORI FJALOR BANAL/ Ish-lojtari i JUVENTUSIT pezullohet nga Federata Italine për…

Nuk është e padëgjuar që lojtarët pezullohen për goditje anti-sportive apo për sherre me tifozët, por të pezullohesh për blasfemi, kjo mund të jetë hera e parë. Ish-mesfushori i Juventus Rolando Mandragora është pezulluar nga Serie A pasi është kapur në televizor duke thirrur “Porca Madonna, Vaffanculo, Dio Cane”, një ofendim i Virgjëreshës Mari, teksa i referohet Zotit si qen.

Shpërthimi i italianit erdhi pas portieri i Sampdoria-s Emil Eudero priti goditjen e tij në një ndeshje ndaj Udinese-s, ekipit aktual të Mandragora-s. Një ndeshje e fituar 1-0 nga Udinese.

Në fillim gjesti i tij nuk është vënë re nga arbitrat, por Lega Serie A, trupi qeverisës i kampionatit italian, ka dënuar pas një shqyrtimi retrospektiv 21-vjeçarin.

Mandragora, i cili fitoi Serie A dhe Coppa Italia sezonin e kaluar me Juventus, është blerë nga Udinese këtë verë.

Related posts

FLAMURTARI-KUKËSI/ Trajneri Duro synon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Benzema refuzon ofertat e dy “gjidandëve” të Premier League

Q.Autor

(FOTO) Prezantimi i Coutinhos, braziliani zbret në ‘Camp Nou’ përpara tifozëve

Q.Autor

Leave a Comment