Futboll Sport

Disiplina merr vendimet e radhës, rinis monotonia e dënimeve me Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet e radhës për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Anëtarët e këtij komisioni nuk janë lodhur shumë, pasi në total janë marrë vetëm 4 vendime. Në Superiore e kanë pësuar Flamurtari dhe Kastrioti që janë dënuar për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërsa Partizani dhe Kamza vetëm janë paralajmëruar.

Vendimet e plota:

“1. K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

2. “Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

4. K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit”, – njofton FSHF-ja.

Interesant janë dy paralajmërimet e fundit ku Kamza duhet të përmbushë kushtet sanitare, ndërsa Partizani të mos ndryshojë uniformën pa miratimin e FSHF-së. Superiorja është SUPER!

Related posts

SHËNOI DOPIETË SI ZËVENDËSUES NDAJ “DEMAVE”/ Talenti Muçi: Ju tregoj sekretin e suksesit “bardheblu”

Delo.autor

“TEUTA NA VURI NË VËSHTIRËSI”/ Flet zëvendës trajneri Osja pas brazimit: Ne kishim për të marrë mesfushën, por…

Delo.autor

Muça: Loja shkoi kush do ta “ngecte” i pari, nëse do i kishin quajtur golin Flamurtarit do të…

Isa.Autor

Leave a Comment