Futboll Premier League Sport

SHQIPONJË edhe në SERBI/ Shorti i rezervon SHAQIRIT një vizitë në… “FERR”

Skuadra e Liverpulit do të jetë në grupin C ku së bashku me të janë edhe skuadra e Paris Saint Germain, Napoli dhe Crvena e Zvezdës. Epo ky i fundit ndoshta është një kundërshtar që ne shqiptarët ndoshta do të jemi para ekranit kur Liverpul të ndeshet me të.

Kjo pasi, bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin i cili luan të skuadra e Liverpulit dhe ndoshta në ndeshjen me Crvena e Zvezdës në Beograd ai mund të jetë edhe në lojë. Kështu duket se shorti i ka rezervuar lojtarit me origjinë shqiptare një vizitë në “ferr”.

Pasi dihet shumë mirë se atje ai nuk do të jetë i mirëpritur. Kjo për faktin se Shaqiri i shënoi gol në Botëror Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë. Mos vallë do të kemi shqiponjë edhe në Beograd?!

 

Related posts

LIVERPOOL-PORTO/ “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh, shënon Keita

Delo.autor

VLEN 800 MIJË EURO/ Ja kush është futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Delo.autor

VIDEO/ Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish dhe i dërgon “SMS” Rejës për Kombëtaren

F.autor

Leave a Comment