Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Bazeli fundoset në Qipro: Karabaku i Agollit eliminon moldavët

Në Zvicër të gjithë besonin se Bazeli do të kualifikohej pa problem për në fazën e grupeve të Europa League. Por, fitorja me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë ndaj qipriotëve të Apollon Limasol, nuk u vlejti aspak zviceranëve. Skuadrës nga Qipro i mjaftoi vetëm një gol për të eliminuar Bazelin. Mesfushori i kombëtares sonë Taulant Xhaka e pa gjithë takimin nga stoli i rezervave.

Si spektator qëndroi dhe Ansi Agolli, por të paktën ekipi i tij arriti të përmbyste humbjen 1-0 në Moldavi duke çuar tri topa në rrjetën Sherif Tiraspolit. Kampionët e Azerbaixhanit kishin si synim grupet e Champions-it, por të paktën siguruan një biletë për në Europa League.

Related posts

MANCHESTER UNITED-BARCELONA/ Messi dhe Suarez titullar në ndeshjen Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Dembele-Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventus, portieri si mace (VIDEO)

Delo.autor

Lineker përditëson shprehjen/ Në fund, çuditërisht fitojnë po gjermanët! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment