Futboll Premier League Sport

“Legjenda” e Man United/ JUVENTUSI kundërshtari më i vështirë i mundshëm

Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel beson se të besuarit e Jose Mourinho nuk mund të gjenin një kundërshtar më të vështirë se Juventus, fazën me grupe të Champions League.

Juventus ka shkuar deri në finalen e Champions në vitet 2015 dhe 2017, ndërsa sivjet janë përforcuar edhe më tej me blerjen e Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro nga Real Madrid.

Schmeichel, që përfaqësonte “djajtë” në shortin e hedhur në Montekarlo, tha: “Juventus është kundërshtari më i vështirë i mundshëm në Europë, sidomos pas blerjes së Cristiano Ronaldo. Pritshmëritë dhe forca e kësaj skuadre është shumë e madhe. Do të kemi dy ndeshje shumë të forta, shumë të vështira ndaj tyre, ndoshta më të vështirat e mundshme. Nuk kam asnjë dyshim për këtë.”

Ekipet e tjera në Grupin H janë Valencia dhe Young Boys.

Related posts

“OBJEKTIVI? NE PO LUAJMË QË TË JEMI TË PARËT”/ Mesfushori Bennacer: Çdo ndeshje në vazhdim duhet të jetë si e fundit për ne

Delo.autor

Xherdan Shaqiri kërkohet edhe nga një klub tjetër në Premierligë

Sadik.Autor

“Ylli” i SKËNDERBEUT nuk përmbahet: Golin ia dedikoj vëllai tim Ardit Hoxhajt, nuk e kam…

Isa.Autor

Leave a Comment