Futboll Sport

Sergio Ramos përkëdhel shpatullën e Salah, Ja reagimi i egjiptianit është epik

Ndërhyrja e rëndë e pësuar prej Sergio Ramos në finalen e vitit të kaluar nuk është harruar nga sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, diçka që nuk ka munguar ta shpreh.

Ylli egjiptian ishte prezent në ceremoninë që UEFA zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Monte Carlo, ashtu siç ishte dhe Ramos që mori dhe çmimin si mbrojtësi më i mirë i sezonit të shkuar.

Pas marrjes së çmimit për mbrojtësin më të mirë të UEFA-s, Ramos preku shpatullën e majtë të Mohamed Salah, zona e trupit që egjiptiani dëmtoi në finalen e 26 majit.

Një veprim disi i çuditshëm nga Ramos që shpresonte të qetësonte gjakrat me yllin egjiptian, me këtë të fundit që veproi me mjaft diplomaci, duke mos reaguar aspak.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Mesfushori Kessie bën doktorin e sulmuesit Leao, i hedh ujë në… organin gjenital (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË “OBJEKTIVI” I MILIANIT/ “Djajtë e Kuq” futen në garë për lojtarin e Juventus…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk bindi me paraqitjet e tij, Real Madrid ndërpret kontratën me lojtarin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment