Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pranon se nuk ishte i befasuar nga mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA në Monte Karlo.
Kroati u shpall lojtar i vitit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, një vendim i kundërshtuar nga agjenti i Juventusit, Ronaldo, Jorge Mendes.
I pyetur për mungesën e portugezit, Modric tha “Nuk jam i befasuar, më vjen keq që nuk është këtu, por jam i sigurt se ka arsye pse nuk mund të jetë këtu. Do të doja ta shihja atë, por pasi që nuk është këtu, shpresoj që së shpejti do ta shohim njëri-tjetrin”.
“Unë jam i lumtur që e marrë këtë çmim të madh, falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, klubin dhe shokët e mi, sepse është edhe shpërblimi i tyre, unë jam shumë i lumtur që jam këtu, duke punuar për këtë dhe duke arritur sa më shumë të jetë e mundur”.
“Mund të them se ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha reprezentuesi kroat.
Ndryshe, Keylor Navas (portier), Sergio Ramos (mbrojtës) si dhe Cristiano Ronaldo (sulmues) u shpallën si më të mirët e pozitave të tyre.