Sport Të tjera

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Rekordi i 50 fitoreve dhe asnjë humbje që mbahej deri sot nga boksieri Floyd Mayweather tashmë i përket së shkuarës, pasi dikush tjetër është më legjendë se vetë legjenda amerikane. Ai është tajlandezi 32-vjeçar Wanheng Menayothin, që sot vendosi rekordin e 51 fitoreve dhe asnjë humbje (18 fitore me KO) në ring si profesionist, pas triumfit që arriti ndaj filipinasit Pedro Taduram, me vendim unanim të gjyqtarëve . Menayothin është njëkohësisht edhe kampion bote i kategorisë WBC në peshën “mini-flyweight”, pesha më e vogël që njihet zyrtarisht në botë.

Dueli mes Menayothin dhe Taduram u zhvillua në Nakhon Sawan të Tajlandës, në vendlindjen e kampionit të botës, që falë edhe mbështetjes së fansave të tij arriti të korrë këtë sukses historik, duke e mbrojtur për të 15-ën herë titullin kampion që ka fituar në nëntor të 2014-ës. Në fakt, pesha “mini-flyweight” por edhe boksieri i rekordit nuk janë shumë të njohur në botë, por ajo është një peshë që njihet nga të gjitha Divizonet. E vetmja fushë ku Menayothin nuk do të arrijë ta mposhtë Mayweather janë fitimet marramendëse që ka arritur boksieri amerikan, tashmë në pension.

Related posts

Shqipëria miqësore me Jordaninë në tetor

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ GJEORGJISË PËR “QATAR 2022″/ Ylli Muriqi: Ishte e rëndësishme rikthimi tek fitorja dhe…

Delo.autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ Ja me sa miliona euro do shpërblehet fituesi i Superkupës së Europës

Delo.autor

Leave a Comment